Ballina Showbiz Formula 1, Robert Kubica rikthehet me ekipin e “Williams”

Formula 1, Robert Kubica rikthehet me ekipin e “Williams”

Piloti polak, Robert Kubica, vitin e ardhshëm do t’u rikthehet garave në Formula 1 me britanikët e “Williams”, shtatë vjet pas aksidentit të tmerrshëm në të cilin pothuajse humbi dorën e djathtë.

Lajmin e konfirmoi ekipi britanik në një konferencë për media në “Yas Marina Circuit”, përpara garës të së dielës e cila do të mbahet për Çmimin e Madh të Abu Dhabit.

“Rikthimi im në F1, sezonin e ardhshëm është një nga arritjet më të mëdha të jetës sime dhe jam i sigurt se me përkushtim dhe punë të palodhshme, do të jem në gjendje të motivoj ekipin për të shënuar rezultate të mira së bashku”. – tha Kubica, i cituar nga faqja zyrtare e Formula 1.