Ballina Uncategorized Formula 1, Mercedes pretendon bashkëpunim përgjithmonë me Hamilton

Formula 1, Mercedes pretendon bashkëpunim përgjithmonë me Hamilton

Mercedes beson se lidhja e tyre me kampionin e Formula 1, Lewis Hamilton, mund të zgjasë përgjithmonë, nëse ata vazhdojnë t’i japin yllit të tyre një makinë konkuruese. Hamilton ka fituar katër nga pesë kampionatet e tij që nga transferimi nga McLaren në Mercedes, në vitin 2012.

“Për sa kohë që ne japim një makinë e cila është konkurruese për të fituar kampionate dhe ai vazhdon të ngasë një të tillë, kjo mund të jetë një marrëdhënie që shkon përgjithmonë,” – tha shefi i ekipit,Toto Wolff.

Por mesa duket Hamilton nuk premton të njëjtin bashkëpunim përgjithmonë. “Për momentin është shumë e vështirë të imagjinohet, mendoj se jam kudo tjetër.Kjo është familja ime, ku unë jam rritur, por kam thënë të njëjtën gjë kur isha në McLaren. Mendoj se një nga arsyet që dëshiroja të shkoj ishte të shkoj diku tjetër dhe të shoh nëse mund të bësh diçka të veçantë diku tjetër. E dija se mundesha, por më duhej ta provoja te të gjithë të tjerët.Tani për tani, nuk ndjehem sikur kam nevojë të shkoj dhe të jem në një ekip tjetër për të fituar titullin në një ekip tjetër, por kurrë nuk mund të thuash kurrë,” – tha Hamilton gjatë marrjes së titullit në Meksikë.