Ballina SPORT Formula 1, Ferrari prezanton makinën e re për Botërorin 2019

Formula 1, Ferrari prezanton makinën e re për Botërorin 2019

Ferrari ka prezantuar së fundmi makinën e re për Botërorin 2019 të Formula 1. Pa asnjë revolucion teknik, por sigurisht me ndryshime në aerodinamikë. E kuqja klasike e Ferrarit nuk ndryshon, ndërsa njëvendëshes i janë shtuar edhe konturet e zeza për shkak të sponsorit të ri në këtë sezon.

Në një ceremoni madhështore, të zbukuruar nga efektet speciale, skuaderia italiane njohu tifozët e saj dhe ata të sportit më të rëndësishëm të automobilizmit.

Me këtë makinë që është quajtur SF71H, Ferrari kërkon të kthehet te titulli kampion në Formula 1 dhe këtë mision do t’ia besojë dy pilotëve Sebastian Vettel dhe Charles LeClerc, të cilët u shprehën entuziastë dhe optimistë gjatë prezantimit.