Ballina Ekonomi / Biznes Forcohet leku – Bie euro dhe dollari, rritet Paundi britanik

Forcohet leku – Bie euro dhe dollari, rritet Paundi britanik

Monedha kombëtare, leku, ka forcuar pozitat ndaj valutave kryesore ndërkombëtare. Monedha e eurozonës vijon të zhvlerësohet dhe ditën e sotme ka humbur 0.2 lekë për njësi kundrejt lekut, duke zbritur në kuotën e 123.6 lekëve.

Ndërkohë, në rënie me 0.2 pikë është regjistruar edhe dollari amerikan. Monedha këmbehet sot në pikat e këmbimit valutor me 109 lekë në blerje dhe 110 lekë në shitje.

Ndryshe paraqitet situata për paundin britanik. I cili është rritur ndjeshëm ndaj ditës së stome. Sterlina është forcuare me plot 0.5 lekë për njësi kundrejt lekut, duke u ngjitur në kuotën e 139.5 lekëve. Paundi u fuqizua shpejt pas lajmit të këshilluesit ligjor të Gjykatës së Lartë të BE-së se Britania mund të anulojë Brexit pa kërkuar lejen e vendeve anëtare të bllokut.