Foli për “forcim imuniteti” të popullatës, Boris Johnson i prekur nga Covid-19

87
Britain's Prime Minister Boris Johnson addresses a news conference to give a daily update on the government's response to the novel coronavirus COVID-19 outbreak, inside 10 Downing Street in London on March 19, 2020. (Photo by Leon Neal / POOL / Getty Images) (Photo by LEON NEAL/POOL/AFP via Getty Images)

Ironia e fatit ka goditur kryeministrin e Britanisë, Boris Johnson, teksa para disa javësh ai u shfaq me frazën që “ngriu” anglezët “Mësohuni me idenë se do të humbni të afërmit tuaj”, sot ai rezulton i prekur nga Covid-19.

Megjithatë Johnson është në gjëndje të stabilizuar, siç raporton ‘BBC’ simptomat e tij janë të lehta dhe ai vazhdon punën i izoluar në banesë.

“Gjatë 24 orëve të fundit kam simptoma të buta dhe kam rezultuar pozitiv me koronavirus. Tani jam i izoluar izoluar, por do të vazhdoj të drejtoj qeverinë përmes video-konferencës ndërsa luftojmë kundër këtij virusi. Së bashku do ta kalojmë këtë”, tha Kryeministri britanik, me anë të një video-mesazhi.