Ballina Ekonomi / Biznes FMN, misioni i radhës në Tiranë

FMN, misioni i radhës në Tiranë

Së fundmi në Tiranë ka mbërritur misioni i radhës i Fondit Monetar Ndërkombëtar. Në fokus të takimit do të jetë pikërisht diskutimi për politikat fiskale dhe ato ekonomike të qeverisë, të materializuara në buxhetin 2019.

FMN pritet të diskutojë me autoritetet shqiptare edhe për projektet e Partneritetit Publik Privat, për të cilat ka kërkuar edhe më herët që të jenë transparente.

Misioni I FMN është në kuadër të bashkëpunimit të ri me qeverinë shqiptare, të ashtuquajtur “Monitorim pas Programit”, i cili kërkon shqyrtime dy herë në vit të zhvillimeve makroekonomike, rreziqeve dhe politikave.

Tashmë marrëdhënia mes FMN-së dhe qeverisë bazohet në monitorimin e zhvillimeve dhe ofrimin e këshillave për qeverinë.