Fluturimi i parë nga një vend europian për në Kinë, pritet një i dytë

55

Këtë të premte u ngrit avioni i parë pas shumë kohësh drejt Kinës. Charter-i u nis nga aeroporti i Frankfurtit. Në bord ndodheshin 200 punëtorë.

“Kur të mbërrijmë do kemi kontrolle të gjata për temperaturën, test Covid, test sierologjik dhe më pas 14 ditë karantinë”,tha njëri nga punëtorët i cili po udhëtonte me familjen.

Ky fluturim është i posaçëm për personat që jetojnë në Kinë, por u bllokuan në Gjermani për shkak të koronavirusit.

Më datë 3 Qershor është parashikuar gjithashtu një fluturim tjetër nga Frankfurti në Shanghai.