Ballina SPORT Florida, Venus Williams arrin marrëveshjen mbi aksidentin fatal

Florida, Venus Williams arrin marrëveshjen mbi aksidentin fatal

Venus Williams ka arritur një marrëveshje me familjen e një të moshuari që vdiq si pasojë e një aksidenti automobilistik në Florida, ku u përfshi ylli i tenisit në SHBA.

Williams dhe familja e Jerome Barson arritën një ujdi javën e kaluar, sipas dokumenteve të gjykatës, raporton BBC.

Por detaje të reja nuk janë zbuluar.

78-vjeçari, Barson, pësoi lëndime fatale nga aksidenti në qytetin Palm Beach Gardens më 9 qershor 2017.

Ishte bashkëshortja e tij, Linda që po drejtonte makinën në momentin e aksidentit.

Në një raport mbi incidentin thuhet se ishte një makinë e tretë e paindetifikuar që i preu rrugën Williams, e cila po ecte me semafor jeshil në një kryqëzim para shtëpisë së saj.Kjo bëri që automjeti i drejtuar nga Linda të përplasej me makinën e tenistes, në anën e pasagjerit. Barson u dërgua më pas në një spital por vdiq vetëm dy javë më vonë.

Willimas, kampione 7 herë e Grand Slam, nuk e pa veturën e çiftit dhe po ecte ngadalë.