Ballina Showbiz Flori dhe Bruno së shpejti në bashkëpunim me Getoar për hitin e...

Flori dhe Bruno së shpejti në bashkëpunim me Getoar për hitin e radhës

Pak ditë pasi publikuan projektin e tyre të përbashkët “Ia ke bo vetes”, Bruno dhe Flori Mumajesi kanë gati hitin e radhës.

Dyshja e famshme e Three Dots Production, ka bërë gati këngën e re, e cila do të publikohet të shtunën.

Por këtë herë Florit dhe Brunos u bashkohet reperi Getoar Selimi dhe pikërisht kjo është surpriza.

Hera e fundit që Flori Mumajesi bashkëpunoi me Getoarin ishte për këngën “Dashni me raki”, që rezultoi vërtet e suksesshme.