Flet zëdhënësja e Berishës, ja cilat nga deputetet e PS nuk i pëlqejnë

59

Erla Mëhilli, zëdhënësja e ish-kryeministrit, Sali Berisha, ka zbuluar se ruan marrëdhënie shumë të mira nga qeverisja e kaluar me Majlinda Bregu dhe Jozefina Topalli.

Ajo foli në On Top, ku tha se, “kam pasur marrëdhënie të mira më gjitha, me Jozefinën, Majlindën. Jozefina sado tip i vështirë të ketë qenë kam edhe sot raport shumë të mirë me të”.

Mëhilli  më tej  ka theksuar se nuk i pëlqen stili i Elisa Spiropalit apo Blerina Gjylameti.

“Aktualisht të them të drejtën zor se gjej, sepse politika e sotme po shkon drejt këtyre individëve që nuk mendojnë ndryshe nga kryetari. Por më ka pëlqyer zv/ ministrja e financave, Irena Beqiraj”.

“Nuk më pëlqen stili i Elisa Spiropalit apo Blerinës, ndërsa nga PD-ja më pëlqen Jorida Tabaku, është shumë punëtore, ambicioze, e kam edhe mikeshë”, – ka shtuar Mëhilli./noa