Flet virologu italian, kur do të jetë piku i të prekurve dhe, kur mund të zerohen rastet

49

Italia është përballur këto ditë me një ulje të lehtë të të infektuarve dhe të vdekurve. Por , kur do të regjistrohet piku e për rrjedhojë më pas rënia e rasteve? Fabrizio Pregliasco, një virolog italian tha për Corriere della Sera se piku mund të ndodhë brenda javës. Me pik nënkuptojmë numrin më të lartë të regjistruar që nga fillimi i të prekurve e të vdekurve.

Virologu thotë se me kufizimet e vendosura, Italia ia ka dalë që të kthejë malin në kodër. Ndër të tjera ai parashikon që piku të ndodhë nga fundi i muajit prill.

Një tjetër epidemiolog italian tha për ‘Corriere’ se në fund të majit mund të ketë ndoshta zerim të rasteve.

Pregliasco thotë se numri i viktimave do të vazhdojë të jetë i lartë edhe për disa ditë.