Flet shkenca, burrat që kanë vajza jetojnë më gjatë!

49

Përveç të gjitha gëzimeve që sjellin vajzat në këtë botë, rezulton se ato gjithashtu ju shtojnë vite të çmuara jete baballarëve të tyre. Sipas një studimi, baballarët që kanë vajza kanë tendencë të jetojnë më gjatë në krahasim me ata që nuk kanë

Jeni kureshtarë për këtë studim? Lexoni më poshtë:

Studimi pretendon se baballarët me vajza kanë tendencë të jetojnë më gjatë dhe sa më shumë vajza të kenë, aq më gjatë do të jetojnë – “74 javë për secilën vajzë të lindur”. Edhe pse ky nuk është një lajm i mirë për baballarët, nuk funksionon njësoj me nënat. Sipas studimit, vajzat dhe djemtë kanë një ndikim negativ në shëndetin e një nëne dhe zvogëlojnë jetëgjatësinë e saj.

Gjithsesi, ka një tjetër studim që e kundërshton dhe që pretendon se të kesh një fëmijë, pavarësisht nga gjinia, rritet jetëgjatësia e të dy prindërve. Bazuar në të dhënat e mbledhura mbi 14 vite, këta studiues kanë zbuluar se çiftet me një fëmijë kanë më shumë të ngjarë të jetojnë më gjatë në krahasim me ata që zgjedhin të mbeten pa fëmijë.