Flet babai i Eglantina Bucit:”Eshtrat e gjendura nuk janë të vajzës time, ajo është prostitutë e kam mohuar”

60

Babai i Eglantina Bucit, Faik Buci ka deklaruar se eshtrat e gjetura në Malin me Gropa nuk i përkasin vajzës së tij.

Ai ka dëshmuar në polici se e bija është gjallë dhe është prostitutë si dhe ka deklaruar se nëse do t’i dilte para do ta vriste.

“Eshtrat në Malin me Gropa nuk i përkasin vajzës time. Eglantina është gjallë dhe është prostitutë. Unë e kam mohuar si fëmijë. Edhe sot po të më dalë para e vras”.

Por si ndodhi ngjarja?

Në vitin 2012, sipas policisë, babai dhe vëllai i saj, shtetasit Faik Buci dhe Shkëlzen Buci, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vrarë më armë zjarri pistoletë vajzën dhe më pas e kanë fshehur (groposur) kufomën, në Malin me Gropa, Tiranë.

Motivi i vrasjes së bërë nga babai dhe vëllai i saj është pasi vajza është larguar nga banesa për të bashkëjetuar me një shtetas tjetër, pa dëshirën e personave të lartëpërmendur (familjarë të saj).