Ballina Politikë Fleckenstein ndaj akuzave për Dakon: Prokuroria të bëjë punën e saj

Fleckenstein ndaj akuzave për Dakon: Prokuroria të bëjë punën e saj

Raportuesi për Shqipërinë në PE Knut Fleckenstein, gjatë një konference për shtyp me gazetarët në Tiranë ka dhënë dhe mendimin e tij lidhur me akuzat e e opozitës ndaj kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako.

Fleckenstein tha se ishte në dijeni të këtyre akuzave, ndërsa shtoi se ai nuk mund të jepte një opinion pasi nuk ishte gjykatës. Ai ftoi prokurorinë që të bëjë punën e saj.

“Ju i dini gjërat më mirë se unë. Kam dëgjuar për këto akuza që bëhen për kryebashkiakun e Durrësit. Unë besoj se nesër do të shkoj në shtëpi, në Gjermani. S’jam gjyqtar. Do të duhet të lejohet që prokuroria të bëjë punën e vet. S’kam ndonjë mendim për këtë çështje. Dëgjoj me kujdes çfarë thuhet dhe çfarë thuhet. Por nuk duhet të them se kush ka të drejtë, apo jo. Por Lleshi ka qenë në Gjermani dhe ka disa lidhje atje që ndoshta dimë më shumë për të,”- tha më tej raportuesi Fleckenstein për mediat.