Ballina LAJME Flakadanët në derbi, Komisioni i Disiplinës dënon Partizanin dhe Tiranën

Flakadanët në derbi, Komisioni i Disiplinës dënon Partizanin dhe Tiranën

Hedhja e flakadanëve dhe mjeteve pirro-teknike në derbin ndaj Tiranës, i ka kushtuar një ndeshje pa tifozë Partizanit. Është ky vendimi i marrë nga Komisioni i Disiplinës pranë FSHF-së, e cila përpos dënimit me një ndeshje pa tifozë, ka gjobitur dhe me 200.000 (dyqindmijë) lek klubin e kuq.

Gjobë edhe për klubin e Tiranës, me bardheblutë që janë gjobitur me 100.000 (njëqindmijë) lek për shkak të sjelljes së gabuar të tifozëve, që dëmtuan ambjentet sportive të stadiumit “Selman Stërmasi”.