Fiskalizimi dhe rritja e çmimit të energjisë, bizneset nesër ulin qepenat

37

Bizneset nisin protestat kundër fiskalizimit dhe rritjes së çmimeve.

Të dielën nga ora 10:00 deri në 11:00 tregjet në Tiranë do mbyllin qepenët, në shenjë proteste kundër implementimit të sistemit të ri të fiskalizimit.

Kjo u njoftua nga kryetari i shoqatës së biznesit të vogël dhe mesëm, Bujar Muço. Kostoja e implementimit të sistemit të ri të fiskalizimit është e papërballueshme, ndaj biznesi i vogël kërkon prej qeverisë që ta anulojë projektin.

“Fiskalazimi është me kosto shumë të lartë, është një sistem i ndërlikuar në teknikë për tu përdorur nga biznesi i vogël dhe i mesëm. 500 euro deri në 1500 euro për marrjen e sistemit. Teknologjia është e komplikuar” tha ai.

Ulja e qepenave do të jetë vetëm hapi i parë sikur lajmëroi kreu i shoqatës. “Nëse nuk do të ketë reflektim, ne do ta përshkallëzojmë me bllokim rrugësh dhe me greva urie”.

Gjithashtu mësohet se protesta do të zhvillohet edhe kundër rritjes së çmimit të energjisë ndaj biznesit.