Ballina Aktualitet Firmoset kontrata, fillon puna për bypass-in e vlores

Firmoset kontrata, fillon puna për bypass-in e vlores

Në përfundim të procesit të procedurave konkurruese për përzgjedhjen e kompanisë kontraktore, që do të kryejë punimet për ndërtimin e Bypass-it të Vlorës, Autoriteti Rrugor Shqiptar nënshkroi sot kontratën me Joint Venture shqiptaro-italiane “Gener 2 & Impresa Ing.E. Mantovani”.

Ministria e Infrastrukturës dhe e Energjisë bën të ditur se kontrata ka vlerën e financimit prej 35,874,354 Euro.

Kompania kontraktore fillon tanimë punën në terren duke ringritur kantierin dhe vazhduar investimin për realizimin e kësaj vepre të rëndësishme infrastrukturore.