Finalizohet operacioni “Markata” zbulohet identiteti i të arrestuarve për shpërndarje droge

47

Markata” u kodua një operacion i policisë së Elbasanit, për goditjen e shpërndarjes së drogave në doza të vogla, duke vënë në pranga dy persona.

Gjatë këtij operacioni u arrestuan Daniel Pllumbi, 25 vjeç dhe Rikard Brahja, 31 vjeç, banues në Elbasan.

Arrestimi i tyre u bë pasi në lagjen “Brigada”, Elbasan, pranë markatës gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale doza me lëndë narkotike të dyshuar kanabis sativa.

Gjithashtu dy të rinjve ju gjetën edhe aparate celularë, 42.000 lekë të reja të përfituara nga shitja e lëndës narkotike dhe mjeti tip “Suzuki” me të cilin lëviznin këta shtetas.

Aktualisht vijon puna për identifikimin e personave të tjerë që janë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Ndaj të dyshuarve, materialet iu referuan Prokurorisë së Elbasanit, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.