Finalizohet operacioni “Last Time” arrestohen dy persona në Durrës, sekuestrohet drogë dhe një sasi parash

183

Një sasi e madhe dozash me lëndë narkotike heroinë dhe një sasi e konisderueshme parash, të përfitura nga shitja e drogës, janë sekuestruar sot në Durrës.

Në kuadër të operacionit të koduar “Last Time”, policia thotë se janë arrestuar  në flagrancë shpërndarësi dhe poseduesi i tyre: F.S., 27 vjeç, i dënuar më parë për veprat penale “Vjedhja” dhe “Prodhim dhe shitja e narkotikëve” dhe A. D., 41 vjeç, banues në Durrës.

“Arrestimi i tyre u bë pasi në lagjen nr.18, Durrës, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë shtetasin A. D., ku gjatë kontrollit fizik, i’u gjetën disa doza me lëndë narkotike heroinë të cilat po i jepte shtetasit F.S., me qëllim shitjen e tyre. Në vijim të operacionit gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit A. D.,  policia gjeti qindra doza të tjera me heroinë gjthësej 223 gr.  fishekë luftarak, 1 peshore elektronike dhe 640.000 lekë të reja të përfituara nga shitja e lëndës narkotike, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, – njofton policia.

Nga hetimet e kryera rezulton se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ushtronin këtë aktivitet kriminal, duke shitur lëndë narkotike në sasi të mëdha dhe doza të vogla, me qëllim përfitimin e vlerave monetare.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprat penale “Prodhim dhe mbajtje të municioneve luftarake” dhe “Prodhim dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim.