Ballina Uncategorized Fileto pule me pana dhe gorgonzola

Fileto pule me pana dhe gorgonzola

Me një pafundësi variacionesh për të gatuar filetot e pulës, ju sjellim një recetë të shpejtë, të shijshme dhe mjaft të thjeshtë.

Përbërësit

300 gr filetë pule

1 gotë verë e bardhë

100 gr gorgonzola

1 gotë pana (pana kuzhine)

1 gotë ujë

Arra

Vaj ulliri, kripë dhe piper sipas dëshirës.

Përgatitja

Skuqni filetot e pulës në një tigan me vaj ulliri, për disa minuta. Shtoni kripë dhe piper.Shtoni 1 gotë verë të bardhë dhe 100 gram djathë gorgonzola. Hidhni pak ujë dhe 1 gotë pana kuzhine. Gatuajini për disa minuta dhe në fund vendosini në një pjatë për servirje duke i shërbyer me pak arra të grira përsipër.