Ballina SPORT FIFA, pezullon presidentin e Federatës së Futbollit

FIFA, pezullon presidentin e Federatës së Futbollit

FIFA ka pezulluar përkohësisht presidentin e Federatës së Futbollit të Afganistanit (AFF) Keramuudin Karim, pasi akuzohet se ka abuzuar fizikisht dhe seksualisht ndaj lojtarëve të ekipit të futbollit të femrave.

Në një raport muajin e kaluar nga gazeta britanike “The Guardian”, ish-drejtuesi i departamentit të futbollit të grave Khalida Popal, së bashku me trajnerin e ekipit Kelly Lindsey dhe lojtarët Mina Ahmedi dhe Shabnam Mobarez, akuzuan zyrtarët e federatës për abuzim. Individët i thanë prestigjozes britanike se abuzimi kishte ndodhur brenda Afganistanit dhe në një kamp trajnimi në Jordani shkurtin e kaluar.

Rreth këtij skandali, avokati i përgjithshëm i Afganistanit vendosi të pezullojë gjashtë anëtarë të AFF. Suspendimi i FIFA-s vlen për të gjitha aktivitetet e lidhura me futbollin në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar dhe skadon pas 90 ditësh.