FIFA i jep lajmin e hidhur Tiranës:”Nuk ka transferta pa shlyer borxhin ndaj lojëtarit nga Mali”

148

FIFA ka lajmëruar klubin e Tiranës, se nuk do të mundet të bëjë transferime në janar. Kjo për shkak se është dënuar për mosshlyerjen e detyrimeve ndaj një futbollisti që nuk është më pjesë e klubit.

Bëhet fjalë për Mokhtar Cise nga Mali, i cili ka fituar gjyqin dhe pret të shlyhet me 200 mijë euro nga bardheblutë.

Ky vendim është një goditje e rëndë për Tiranën e cila kishte njoftuar për afrimin e disa lojëtarëve të rëndësishëm.

Në vijim pritet të shihet se si do të veprojë skuadra dhe a do ta shlyejë këtë borxh drejt ish-lojtarit.

Pa shlyerjen e këtij borxhi tranfertat e federimet do të jenë të pamundura.