Ballina Aktualitet Fierzë, bie në kontakt me energjinë, vdes elektricisti

Fierzë, bie në kontakt me energjinë, vdes elektricisti

Një elektricist ka humbur jetën në Fierzë, pasi ra në kontakt me energjinë elektrike. Burimet nga vendngjarja bëjnë të ditur se elektricisti që ka humbur jetën është Prend Ceca, 36 vjeç. Ai kishte hipur në një shtyllë dhe po riparonte një defekt.

Në vendngjarje kanë shkuar edhe ekipet e vetë Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike dhe të Policisë së Shtetit, të cilët janë duke hetuar aksidentin.