Ballina Aktualitet Fier, zbulohen 3000 euro false në makinë, pranga katër personave

Fier, zbulohen 3000 euro false në makinë, pranga katër personave

3000 euro të dyshuara të falsifikuara janë sekuestruar në Fier gjatë operacionit “Kartmonedha”, ndërsa në pranga kanë rënë katër persona.

“Operacioni u krye nga DVP Fier në bashkëpunim me DVP Gjirokastër. Si rezultat i operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit G.F, 26 vjeç, A.Sh, 35 vjeç, E. G., 31 vjeçe dhe E. Z., 34 vjeç, banues në Memaliaj, Tepelenë,” – njofton policia.

Arresimi i tyre u bë në vendin e quajtur “Rreth rrotullimi i parkut” në Fier.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga policia në mjetin tip “Volkswagen” me të cilin po udhëtonin, u janë gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 6 kartmonedhash me vlerë 3000 euro, me të njëjtin numër serie të cilat dyshohen se janë të falsifikuara.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për hetim të metejshëm në ngarkim të shtetasve të mësipërm për veprën penale “Falsifikimi i monedhave i kryer në bashkëpunim”.