Ballina Aktualitet Fier, vijojnë protestat kundër vizitës së kryeministrit Rama

Fier, vijojnë protestat kundër vizitës së kryeministrit Rama

Qytetarët kanë vijuar edhe sot protestat kundër kryeministrit Edi Rama, i cili që dje ka filluar takimet me banorët në njësi të ndryshme administrative të rajonit.

Mbështetës të Partisë Demokratike dhe të Lëvizjes Socialiste për Integrim kanë dalë sot në protestë në Fier, duke mbushur rrugët para vendit ku kryeministri Edi Rama do të ketë takimin e radhës, në kuadër të turit “Bashkia që duam”.

Me pankarta në duar, ku shkruhet “Rama ik” dhe “Rama si Chavez”, qytetarët kërkojnë largimin e kryeministrit.

Gjatë protestër ka patur edhe konfrontime me forcat e ruajtjes së rendit, dhe, për këtë arsye, kryetari i degës së Partisë Demokratike në Fier, Luan Baçi, ka akuzuar Policinë e Shtetit se po provokon protestuesit.

Kryeministri Edi Rama ndodhet prej ditës së djeshme në Fier, ku ka zhvilluar disa takime në njësitë administrative të rajonit dhe sot ndodhet në qytetin e Fierit.