Ballina Aktualitet Fier, vijojnë me intensitet punimet për rehabilitimin e Gjanicës

Fier, vijojnë me intensitet punimet për rehabilitimin e Gjanicës

Rehabilitimi i lumit Gjanica në Fier ka hyrë në një fazë intensive, ndërsa aktualisht po punohet për gërryerjen e lumit dhe betonimin e anëve të tij.
Puna po vazhdon të kryhet edhe gjatë natës për të fituar sa më shumë kohë dhe për t’i siguruar qytetit dhe qytetarëve një lumë të sistemuar dhe një qendër qyteti të transformuar, sa më shpejt të jetë e mundur.

Punimet për këtë projekt po kryhen nga kontraktori Alb Star, një kompani lider jo vetëm në qark, por edhe më gjerë.

Deri tani, lumi Gjanica në Fier ka hyrë në shtratin e ri, në seksionin e parë të punimeve, ku është gërryer shtrati dhe janë betonuar skarpatet anësore. Në fazën e parë të punimeve, shtrati i lumit Gjanica u devijua, për t’i hapur rrugën betonimit të skarpateve.

Rehabilitimi i lumit Gjanica, që për çerekshekulli ishte kthyer në burim plehrash e përmbytjesh për qytetin e Fierit, mbetet projekti më madhor i zbatuar në këtë qytet.