Ballina Kronikë Fier, u gjet e mbytur në lum, identifikohet viktima 70-vjeçare

Fier, u gjet e mbytur në lum, identifikohet viktima 70-vjeçare

Një grua 70-vjeçare është gjetur dje e mbytur në një lumë të fshatit Ndërnënas, në Libofshë të Fierit. Sipas policisë, trupi i pajetë i gruas së moshuar është gjetur nga peshkatarë të zonës.

Gruaja që u gjet e mbytur dje në Fier është Bala Marra.

Viktima është e datëlindjes 1948 dhe është nga Kozara e Kuçovës. Ajo dyshohet të jetë vetëmbytur në lumin Osum.