Ballina Aktualitet Fier, transformimi i ish-fabrikës së miellit

Fier, transformimi i ish-fabrikës së miellit

Ish-fabrika e miellit në Fier u kthye në një kompleks arkitektural tërësisht në shërbim të qytetarëve, duke u tjetërsuar nga simboli i portës së industrializimit në Fier, në një godinë që ruan origjinalitetin historik dhe kulturor të qytetit dhe më gjerë.

Në në prononcim për mediat ka shprehur reagimin e saj deputetja e Partisë Socialiste në Fier Antoneta Dhima, e cila theksoi se ky sukses i projekteve të Zhvillimit Urban e shndërroi godinën e vjetër të ish-fabrikës së miellit, në një ndër institucionet më të rëndësishme kulturore në vend.

Duke bërë një historik të kësaj godine dhe vlerave që ajo mbart, Dhima u shpreh se ish-fabrika e miellit në Fier ka marrë tashmë rolin e pazëvendësueshëm të një qendre që i jep parkut të qytetit një dimension sa argëtues, aq edhe të mbështetur në histori dhe vlera urbanistike qytetare fierake.