Ballina Aktualitet FIER/Të dehur dhe pa leje drejtimi, në arrest 3 persona. Midis tyre...

FIER/Të dehur dhe pa leje drejtimi, në arrest 3 persona. Midis tyre një 18 vjeçar

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Fierit. Sipas kësaj të fundit, dy nga tre të arrestuarit janë kapur në flagrancë duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi, ndërsa i treti po ngiste makinën nën efektin e alkolit.

Të arrestuar janë përkatësisht:

Një 18 vjeçar me inicialet XH. A, banues në Fier. Drejtonte motoçikletën tip “LIFAN” pa leje drejtimi.

Një 28 vjeçar me inicialet E.R, banues në Fier. Drejtonte motoçikletën tip “LONXIN” pa leje drejtimi.

Një 44 vjeçar me inicialet B.B, banues në Patos. Drejtonte automjetin tip “Benz” në gjendje të dehur.