Ballina Aktualitet Fier, shpërthimi i pikës së shpërndarjes së gazit, arrestohet pronari

Fier, shpërthimi i pikës së shpërndarjes së gazit, arrestohet pronari

Policia e Shtetit në Fier ka arrestuar pronarin e pikës së gazit pas shpërthimit të fuqishëm të një dite më parë, ku si pasojë disa banesa pësuan dëme të mëdha. Banorët treguan për mediat se shpërthimi i pikës së gazit ka qenë i fuqishëm, por fatmirësisht nuk u shoqërua me pasoja në jetë njerëzish.

Burimet zyrtare policore bëjnë të ditur se arrestimi shtetasit S. M. u bë pasi, në pikën e furnizimit me gaz të automjeteve në fshatin Portëz në pronësi të këtij shtetasi, ka rënë zjarr dhe, si pasojë, ka pasur shpërthim, ku janë dëmtuar banesa e godina përreth.