Ballina Aktualitet Fier, shpërthen një bombol gazi në një apartament

Fier, shpërthen një bombol gazi në një apartament

Në një banesë në lagjen lagjen “29 Nëntori” të Fierit për pak sa nuk ka ndodhur një tragjedi si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi.

Gazetari Ervis Kuçi raporton për “BalkanWeb” se bombola e gazit që ka shpërthyer fatmirësisht ndodhej në ballkonin e apartamentit ku banonte familja e Dekim Aliajt.
Si pasojë e shpërthimit ka pasur flakë e janë djegur disa pajisje në banesë, por fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

Në vendngjarje kanë shkuar zjarrfikëset e Fierit që kanë shuar zjarrin. Po ashtu raportohet se kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e shpërthimit të bombolës.