Ballina Aktualitet Fier, shoqërohen 50 persona, protestuan kundër vizitës së kryeministrit Rama

Fier, shoqërohen 50 persona, protestuan kundër vizitës së kryeministrit Rama

Policia e Shtetit në Fier ka shoqëruar disa persona pas protestave të djeshme në Roskovec e Patos kundër vizitës së paralajmëruar të kryeministrit Edi Rama. Sipas burimeve nga dega e Partisë Demokratike në Fier, bëhet fjalë për 50 protestues të shoqëruar.

Gëzim Çaushi, kreu i strukturave vendore të Partisë Demokratike në Roskovec, ka bërë të ditur për mediat se mbi 10 persona janë shoqëruar mbrëmë vetëm në Roskovec.

Vizita e kryeministrit Rama dje në Fier dhe në njësitë e tjera të këtij qarku u prit me protesta nga banorët. Protestuesit patën përplasje me efektivat e Policisë së Shtetit, të cilët nuk lejuan protestuesit të afroheshin në takimin e kryeministrit Rama me banorët.