Ballina Kronikë Fier, sherr me thikë, vritet 16-vjeçari

Fier, sherr me thikë, vritet 16-vjeçari

Gjatë një sherri me thikë midis dy të rinjve, ëshë plagosur rëndë një 16-vjeçar dhe si pasojë e plagëve të shumta ai ka humbur jetën pak orë mbasi ka mbërritur në spital.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur sheshi “Zogu i Zi”, pranë Gjimnazit “Janaq Kilica”. Burimet policore bëjnë të ditur se viktima është D. V., banues në fshatin e Hoxharë e Vjetër.

Menjëherë pas sinjalizimit për sherrin, Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet. Pas dëshmive të marra, është bërë i ditur edhe identiteti i autorit të krimit. Në këtë rast bëhet fjalë për 17-vjeçarin F. G. nga Dërmënasi.