Ballina Aktualitet Fier, sekuestrohet gomonia, do të përdorej për trafik droge

Fier, sekuestrohet gomonia, do të përdorej për trafik droge

Policia e Shtetit në Fier ka sekuestruar një gomone, dy automjete të tipit fuoristradë pa targa dhe 30 bidona të mbushur me benzinë në një banesë në pronësi të shtetasit L. M., në fshatin Qarrë të Fierit. Ndërhyrja u realizua nga Policia e Shtetit, pasi kishte dyshime se këto mjete do të përdoreshin për trafik droge.

Njëkohësisht, është ndaluar pronari i gomones, shtetasi B. D., dhe janë shpallur në kërkim dy të tjerë.

Pavarësisht dyshimeve për trafik droge, për momentin akuzat e ngritura janë ato të trafikimit të mjeteve motorike, pasi automjetet dhe gomonia ishin të paregjistruara.