Ballina Aktualitet Fier, sekuestrohen 31 kg drogë, në pranga babë e birë

Fier, sekuestrohen 31 kg drogë, në pranga babë e birë

Policia e Fierit ka vënë në pranga babë e bir, ndërsa ka sekuestruar 31 kg kanabis. Në pranga përfunduan B. G., 51 vjeç dhe A. G., 27 vjeç, banues në Patos. Sasia e lëndës narkotike u gjet e fshehur në shtëpinë e tyre në kuadër të operacionit të koduar “Lënginas”.

“Gjithashtu, nga kontrolli i ushtruar në servisin e kasetofonave në pronësi të tyre, u gjetën disa doza me lëndë narkotike kanabis. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale prodhimi dhe shitja e narkotikëve,” – njofton policia.