Ballina Aktualitet Fier, roja e sigurisë plagos me armë kolegun

Fier, roja e sigurisë plagos me armë kolegun

Një polic privat ka plagosur me armë kolegun e tij në ambjentet e punës në Fier dhe lajmi u bë me dije ditën e sotme nga policia vendase.

Burime nga policia bëjnë me dije se në datën 24.12.2018 u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës Shkallës së Parë Fier për shtetasin A.M, 58 vjeç banues në Fier, me detyrë trup shërbimi në subjektin SHPSF.

Ky i fundit në ambientet e zyrave të SHPSF së gjatë dorëzimit të shërbimit, dyshohet se nga pakujdesia ka plagosur në këmbë me armën e shërbimit pistoletë, shtetasin E.M, 32 vjeç, banues në Patos, me detyrë trup shërbimi në subjektin SHPSF. Neni 92 i Kodit Penal.