Ballina Ekonomi / Biznes Fier, promovimi i produkteve bujqësore shqiptare në tregjet ndërkombëtare

Fier, promovimi i produkteve bujqësore shqiptare në tregjet ndërkombëtare

Në bashkinë Fier, u zhvillua Samiti i Inovacionit “AgroLabs”, i cili bashkoi të tetë partnerët nga Greqia, Qipro, Bullgaria dhe Shqipëria, të përfshira në programin Ballkani-Mesdheu” në konsultimet dhe diskutimet rreth grupimeve të inovacionit të produkteve agro-ushqimore.

“Ky samit shërbeu për të shkëmbyer jo vetëm mendimet, por edhe përfitimet specifike nga zbatimi i projektit për secilin partner, duke paraqitur gjithashtu dhe impaktin në bujqësi dhe ekonomi të vendit. Nëpërmjet këtij projekti bashkia Fier përfiton një informacion të klasifikuar, një platform biznesesh të mirëfilltë dhe një pasaportë prodhimi vendas që mund ta promovojë atë në çdo treg apo bashkëpunim ndërkombëtar,” – tha zëvendësministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ermira Gjeçi.