Ballina Aktualitet Fier, pleqtë zihen me thika, 66-vjeçari plagos 57-vjeçarin

Fier, pleqtë zihen me thika, 66-vjeçari plagos 57-vjeçarin

Gati ka përfunduar në vrasje një sherr banal sot në Fier. Një 66-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia e Shtetit për tentativë vrasje të një të moshuari tjetër 57-vjeçar.

Sipas të dhënave zyrtare, 66-vjeçari Gani Kasëmi ka qëlluar me thikë në kokë një 57-vjeçar, pas një sherri të çastit mes tyre. Dyshohet se autori ka qenë në gjendje të dehur në momentin kur ka qëlluar me thikë 57-vjeçarin, të cilit i ka shkaktuar dëmtime në kokë dhe tani ai ndodhet në Spitalin Rajonal të Fierit nën kujdesin e mjekëve.

Burimet zyrtare policore bëjnë të ditur se pas ngjarjes, efektivët e Komisariatit të Policisë së Shtetit në Fier arrestuan në flagrancë shtetasin 66-vjeçar Gani Kasëmi, banues në Fier, nën akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë.