Një 19-vjeçar në Fier është arrestuar, pasi ka plagosur rëndë në kokë një të mitur. Mësohet se i riu me inicialet, E. R., banues në Strum të Roskovecit, është konfliktuar për motive të dobëta pasditen e së dielës me 13-vjeçarin, Sh. M.
Si pasojë e goditjeve, i mituri ka marrë dëmtime të rënda në kokë dhe ndodhet në Spitalin Rajonal Fier, në gjendje të rëndë shëndetësore.