Ballina Aktualitet Fier, plagoset me armë 53-vjeçari, qëllohet dy herë

Fier, plagoset me armë 53-vjeçari, qëllohet dy herë

Një person është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Patos të Fierit.
Raportohet se i plagosur ka mbetur 53-vjeçari me inicialet E. F., nga Patosi. I plagosuri ka shkuar me makinën e tij në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

Mësohet se 53-vjeçari është qëlluar me armë zjarri në kraharor dhe ka marrë dy plagë. Nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes si dhe autorët, ndërsa policia ka nisur hetimet.

“Sot rreth orës 21:30, shtetasi E. F., 52 vjeç, banues në Patos, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se është plagosur me armë zjarri dhe ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve. Policia po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje,” – thuhet në njoftimin e policisë.