Ballina Aktualitet Fier, përplasen dy mjete, në gjendje të rëndë njëri prej drejtuesve

Fier, përplasen dy mjete, në gjendje të rëndë njëri prej drejtuesve

Dy automjete, një tip “Suzuki” dhe një “Mercedes Benz” janë përplasur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Fier-Vlorë pranë Levanit.

I plagosur ka mbetur drejtuesi i “Benzit” i cili është dërguar në spitalin e Fierit, ku po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe deri tani mendohet se shkak i aksidentit mund të ketë qenë shpejtësia tej normave të lejuara.