Ballina Aktualitet Fier, përplasen dy makina, tre persona të plagosur

Fier, përplasen dy makina, tre persona të plagosur

Një aksident ka ndodhur rreth orë 15:00 në fshatin Kutall, në rrugën Ura Vajgurore- Fier.
Mësohet se dy automjete, një tip “Benz” dhe një “Citroen”, janë përplasur mes tyre dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur dy drejtuesit e mjeteve dhe një pasagjer që udhëtonte me një prej makinave të përfshira në aksident.

Të tre të plagosurit janë transportuar në spitalin e Beratit ndërkohë që nuk dihen ende shkaqet e aksidentit.