Fier, përplasen dy makina, plagoset shoferi

61

Një automjet tip “Renault” është përplasur me një automjet tip “Benz” pranë vendit të njohur si “Rotondua e Sheqit” në Fier.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i “Renaultit”, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve të spitalit rajonal Fier.

Bëhet me dije për se parametrat e tij jetësor janë të qëndrueshëm dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Përplasja ka qenë e fortë, ndërsa të dy automjetet kanë pësuar dëme materiale. Policia ka shtuar në vendin e ngjarjes, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e përplasjes ndërsa vijon puna për dokumentimin e saj.