Ballina Aktualitet Fier, përmbyten dhjetra hektarë me serra

Fier, përmbyten dhjetra hektarë me serra

Dhjetra hektarë me serra ku janë mbjellë luleshtrydhe u përmbytën në fshatin Kafaraj të Fierit.

Ndonëse Lumi Vjosë ndodhet në shtratin e tij, rreth 20 fermerë që kultivojnë luleshtrydhe kanë pësuar dëme të konsiderueshme nga përmbytja që ndodhi për shkak të bllokimit të kanalit kullues.

Kanali i Çesmës u bllokua pas shirave të dy ditëve të fundit, pasi nuk ishte pastruar.

Fermerët që kultivojnë serra me luleshtrydhe janë dëmtuar sistematikisht nga përmbytjet e Lumit Vjosë. Por, edhe pse pjesa më e madhe e fermerëve kanë braktisur tokat e tyre pranë Lumit Vjosë dhe kanë marrë hapësira me qira në zona më të largëta, sërish nuk po u shpëtojnë përmbytjeve.