Ballina Aktualitet Fier, PD protestë, banorët bllokojnë rrugën

Fier, PD protestë, banorët bllokojnë rrugën

Pasditen e sotme ka nisur protesta e organizuar nga Partia Demokratike në qytetin e Fierit. Gjatë protestës banorët kanë bllokuar rrethrrotullimin në hyrje të qytetit, duke paralizuar lëvizjen drejt jugut të vendit dhe anasjelltas.

Qytetarët e mbështetur nga opozita janë bashkuar duke bërë thirrje kundër qeverisë, si shkaktare e varfërisë, rritjes së çmimeve, falimentimit të biznesit dhe veçanërisht largimit të të rinjve nga Shqipëria.

“Protestojmë kundër padrejtësive qeverisëse. Protestojmë kundër rritjes se çmimit të energjisë elektrike,” – shprehen qytetarët.