Fier/Një qiri i ndezur i rrezikon jetën një të moshuari

262

Ditën e sotme, në lagjen “8 Shkurti” në banesën e 76 vjeçari me iniciale Ll. Xh, kanë marrë flakë disa orendi dhe tapeti si pasojë e një qiriu të ndezur.

Ngjarja ka ndodhur në katin e parë të një pallati në Fier dhe policia bën me dije se nuk ka persona të lënduar.

“Shërbimet e Policisë dhe shërbimet zjarrfikëse kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit. Po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, – njofton policia.