Ballina Kronikë Fier, një burrë gjendet i vdekur pranë kabinës elektrike

Fier, një burrë gjendet i vdekur pranë kabinës elektrike

Një 45-vjeçar në Fier ka gjetur vdekjen si pasojë e rënies në kontakt me energjinë elektrike.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Kryengritja”. Policia thotë se “pranë një kabine elektrike, është gjetur i vdekur shtetasi Vladimir Plaka, 45 vjeç, banues në Kuman”.

Nga hetimet paraprake dyshohet se Plakën e ka zënë korenti. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.