Fier/Një 21 vjeçar arrestohet për abuzim me të mitur, një person tjetër për keqtrajtim ndaj të miturve

26

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim: M. S., 21 vjeç, banues në Fier.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier, me vendimin e datës 03.11.2020, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me të mitur”.

Gjithashtu, në vijim të punës për kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër, kapën dhe ndaluan shtetasin: A. M., 46 vjeç, banues në Ballsh.

Kapja dhe ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier, me vendimin e datës 09.10.2020, e ka dënuar me 8 muaj burg, për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturit”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.