Ballina Aktualitet Fier, në pranga tre anëtarë të një familje, shpërndanin kokainë dhe heroinë

Fier, në pranga tre anëtarë të një familje, shpërndanin kokainë dhe heroinë

Policia e Shtetit në Fier ka goditur një grup familjar, i cili ushtronte aktivitetin kriminal të përpunimit dhe shitjes së lëndëve të forta narkotike, heroinë dhe kokainë, në qytetin e Fierit dhe në zonat përreth. Në pranga u vunë tre persona, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim si bashkëpunëtor në këtë veprimtari kriminale.

Sipas burimeve zyrtare policore, të arrestuarit janë I. T., 47 vjeç, dhe G. T., 22 vjeç, babë e bir, dhe T. T., 51 vjeçe, kunata e shtetasit I. T.

Si rezultat i operacionit policor, në banesat e shtetasve të arrestuar u sekuestrua rreth 1,4 kg lëndë narkotike e dyshuar si heroinë dhe rreth 1 kg lëndë narkotike e dyshuar si kokainë.