Ballina Aktualitet Fier, mbetjet hidrokarbure kalojnë përmes lumit Gjanica

Fier, mbetjet hidrokarbure kalojnë përmes lumit Gjanica

Lumi Gjanica, që kalon përmes Fierit, ishte kthyer në një kanal me mbetje, ndërtime pa leje dhe bimësi, aq sa gjatë stinëve me reshje shkaktonte edhe përmbytje.
Prej disa muajsh, pamja e këtij lumi po ndryshon me shpejtësi, e për këtë punohet pa pushim. Puna e buldozerëve tërheq vëmendjen e mjaft kureshtarëve.
Por, i gjithë ky investim nuk do të jetë i dobishëm nëqoftëse nuk do të eliminohet ndotja, që shkaktohet nga derdhja në të e mbetjeve hidrokarbure.
Shpeshherë, uji i lumit Gjanica është me ngjyrë të zezë dhe mban erë shumë të rëndë, si pasojë e mbetjeve hidrokarbure që derdhin kompanitë “Albpetrol” dhe “Transoil”.
Denoncimet e qytetarëve kanë detyruar Inspektoriatin e Mjedisit të bëjë analizat e mbetjeve hidrokarbure që derdhen në lumin Gjanica, rezultatet e të cilave kanë dalë me ndotje toksike shumë më të lartë sesa norma e lejuar.
Për këtë, Inpektoriati i Mjedisit do të gjobisë kompanitë e nxjerrjes së naftës dhe, në rast përsëritjeje, do të pezullojë aktivitetin e tyre.